Numëro bekimet

 


Kur mbi dallg’t e jetës tundesh nga stuhit’,
kur je shkurajuar e të vjen mërzi,
numëro bekimet merri një nga një,
ësht’ një mrekulli sa Zoti të ka dhën’.


Refreni
Numëro bekimet një nga një,
shih se çfar’ Perëndia ka bër’,
që të gjitha, mos harro asnjë,
shih sa shum’ bekime Zoti të ka dhën’.


Kur shikon të tjerët me ara florinj
Pasurit’ e Zotit Jezus kujto ti
Numëro bekimet jo parat’ nuk blejn’
shpërblimet qiellore tjetërkund si gjen.


Kur ke një problem të vogël a të madh,
mos e lësho veten Zoti sheh gjithçka,
numëro bekimet engjëjt pran’ i ke,
ndihm’ e forc’ të japin për çdo dit’ të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *