O dashnor i shpirtit tim

 


O dashnor i shpirtit tim
Le t’vrapoj në gjirin tënd
Kur mbi mua uj’rat vijnë
Dhe furtunat bien rënd’
Mua më fsheh, o Shpëtimtar,
Gjersa çdo e zezë t’kaloj’.
Dhe at’ çast përfundimtar’
Përgjithmonë tek ti do t’shkoj.


Asnjë strehë tjetër s’kam
Ty të ngjitet shpirti im.
Mos më lë, pa ndihmë jam;
Por tek ti kam plot besim.
Më përkrah, dhe më forco.
Ndihma mua më vjen nga ti!
Kokën time ma mbulo
Me t’mir’filltën dhemshuri.


Gjithçka kam, Jesus, tek ti;
Po, bile më shumë se kjo.
Ti shëron çdo dobësi,
Qorrat i drejton me dorë.
Ti i shenjt’ je dhe i drejt’.
Unë jam krejt padrejtësi
Plot mëkat ndërsa ti vetë
Plot t’vërtet’ dhe dashuri.


Hir të plot’ tek Ti po gjej
Tër’ mëkatin t’ma mbulojë.
Jep lumenj shëruese
T’rrjedhin sot ku kam nevoj’.
Ti, jet’dhënësi burim,
Lermë falas t’marr nga ti;
Sot gufo në shpirtin tim
Deri në përjetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *